Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për raportin e DASH mbi Shqipërinë, ku sipas tij Rama dhe rilindja janë “kryqëzuar” totalisht.

Vasili shkroi në Facebook se Rama dhe rilindja janë nën akuzë për zgjedhje të manipuluara, korrupsion të thellë të qeverisjes, represion të medias si edhe gjyqësor te kapur.

Ai shtoi më tej se shembja e “Prestige Resort” dhe represioni ndaj deputetit të PD, Agron Shehaj janë pjesë e Raportit të DASH si raste flagrante, ndërsa vijoi më tej duke shkruar se kapja e shtetit dhe represioni mafioz i Edi Rames është nën shënjestrën dhe lupën e SHBA.

Postimi i plotë:

Departamenti Amerikan i Shtetit kryqezon totalisht Ramen dhe rilindjen!
Rama dhe rilindja nen akuze per zgjedhje te manipuluara, korrupsion i thelle i qeverisjes,represion te medias, gjyqesor te kapur.
Edhe shembja e Prestige Resort dhe represioni ndaj deputetit te PD Agron Shehaj jane pjese e Raportit si raste flagrante.
Sot Raporti i Departamentit te Shtetit per te drejtat e njeriut tregoi qarte se kapja e shtetit dhe represioni mafioz i Edi Rames eshte nen shenjestren dhe lupën e SHBA.
Konstatimet e DASH jane asgjesuese dhe pa asnje ekuivok.
Ja disa nga momentet kyc te Raoprtit te DASH:
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit,të botuar sot.
“presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.
Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private.
“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në raport.
Po sipas Departamentit të Shtetit, raporti i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.
Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve parlamentare te vitit 2021në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve “partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qënit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative”.
Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.
Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë
akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.
Aty përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambienti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion.(Rasti i Z.Agron Shehajt).
Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit , duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit.
Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi.(Rasti i shembjes se Hotel Prestige).
Koha e permbysjes po gjëmon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb