TIRANE

“Gruevski iku kollaj se është i shkurtër… por Rama e ka më të vështirë të fshihet se është i gjatë”. Kjo është batuta e radhës e Dashamir Shehit në studion e ‘A’ me Adi Krastën në News24.

Duke komentuar pjesë pikante të debatit të javës nëpër ekrane, Shehi foli për paralelizëm midis fatit të ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Për sulmet e analistëve ndaj opozitës, Dash Shehi zgjedh një tjetër batutë: “Mos t’raftë qeleshja dhe në të raftë, mos u kthe me e marrë” duke e lidhur kështu edhe me një farë kulture që sipas tij ekziston ndër shqiptarë, sulmin ndaj të dobëtit.

Dashamir Shehi bashkë me Sokol Shametin e Erjon Kriston, ishin të ftuarit e pjesës së tretë të programit, për të folur mbi momente pikante kryesisht të politikës, zhvilluar nëpër ekrane, portale e rrjete sociale në një javë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb