Vrulli i revoltës qytetare po pëson përmasa edhe më të jashtëzakonshme në këto momente të mbrëmjes. Pasi përshkuan zonën e “Pallatit me Shigjeta”, masivi i protestuesisve ka ndryshuar sërish itinerarin, duke u futur në një marshim masiv përgjatë Rrugës së Kavajës.
Nga pamjet në terren, rruga është bllokuar plotësisht nga lumi i njerëzive që po lëvizin me një vendosmëri absolute. Thirrjet që po pushtojnë kryeqytetin janë kthyer në një mesazh të prerë për fatin e ekzekutivit:
“Shqipëria është e shqiptarëve!” dhe “Edi Rama ka mbaruar!” po bërtasin njëzëri mijëra qytetarët e mbledhur.
Protestuesit deklarojnë se nuk kanë ndërmend të ndalojnë marshimin e tyre nëpër lagjet kryesore të Tiranës.
