Dani Alves pati një nga ditëlindjet më atipike dhe më të çuditshme të jetës së tij. Futbollisti, i cili të shtunën mbushi 40 vjeç, ka fikur qirinjtë në burgun e Barcelonës, ku ndodhet i burgosur që prej 20 janarit për akuzën e rëndë të përdhunimit.

Joana Sanz, ish-partnerja e futbollistit, ka dashur të ndajë urimet më të mira për personin e tij të preferuar prej shumë vitesh. Një dëshirë padyshim e papritur.

“Sot është ditëlindja e një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time. Kam menduar prej kohësh që ta ndaj këtë postim, sepse njerëzimi nuk e kupton ndjeshmërinë dhe dashurinë përtej një marrëdhënieje, por ja ku jam: Do të doja të festoja ditëlindjen e tij të 40-të me një nga idetë e mia të çmendura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

Ndonjë kostum absurd apo një ndeshje futbolli…Nuk ishte e mundur për një gabim për të cilin po e paguan shtrenjtë, por shpresoj se gjithçka të rregullohet së shpejti. Do të vazhdoj gjithmonë, në një mënyrë a tjetër, të jem prezent. Dashuri pa kushte”, përfundoi modelja, e cila në momentin kur erdhi dënimi me burg për Alves, nisi procedurat e divorcit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb