Një 61-vjeçare ka lënë pas të gjitha zërat skeptikë dhe ata që ishin kundër, duke u fejuar me të dashurin të saj 37 vite më të ri. Cherly McGregor, është takuar për herë të parë në Romë me të riun McCain, kur ky i fundit ishte vetëm 15 vjeç. Megjithatë, ata kanë thënë se nuk ka pasur ndjenja mes tyre deri vitin e kaluar.

Pavarësisht se ai ishte më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy thonë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe ata kanë një kimi të shkëlqyeshme. 61-vjeçarja është shprehur për mediat, se mërzitet nga komentet plot urrejtje të postuara në internet ndaj saj, ndërsa shton, se bën çmos për t’i injoruar ato.

Çifti u takua për herë të parë në 2012 në Romë të Italisë.

Djali i Cheryl, Chris ishte menaxheri i të dashurit, dhe ajo vizitonte vendin e tij të punës për ta kontrolluar atë ose për të ngrënë, por atëherë ai ishte vetëm 15 vjeç kështu që nuk kishte asnjë përfshirje romantike, shkruajnë mediat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb