Presidenti Ilir Meta nesër do të takojë liderët e partive politike shqiptare, dhe duket se ndër të parët do të jetë Shpëtim Idrizi.

Meta do e takojë kryetarin e PDIU në orën 09:30 në Presidencë nesër për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të 2021, e cila do të jetë mes 15 prillit dhe 15 majit.

Më pas Meta do të presë në zyrë Ramën në 11:00, Bashën në 12:00, Luan Ramë nga LSI dhe me të gjitha gjasat Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb