Kryeministri Edi Rama ka thënë në një deklaratë për mediat se sulmet kibernetike dhe rrjedhje të të dhënave private ndodhin në shumë vende të botës.

Ai solli disa rate në SHBA, Kanada, Rusi e Francë, ku individë të caktuar kanë publikuar të dhëna për miliona qytetarë. Kreu i qeverisë nënvizoi se duhet të merren nën hetim të gjithë inspektorët që kanë akses në pagat, si dhe shtoi, se ky rast, është i ngjashëm me databazen e publikuar disa muaj më parë, ku gjithashtu dolën në pah të dhëna dhe kredenciale të qytetarëve.

“Në radhë të parë qytetarët duhet të jenë të qartë që të gjitha ndërveprimet me e-Albania janë pjesë e një sistemi krejt tjetër, ndërkohë sistemi i punës së tatimeve është i vjetër dhe ne apo AKSHI ka bërë vijimësisht përpjekje dhe ka sjell rezultate. Sa i përket individëve më lejoni të them disa rate. Në SHBA dolën të gjitha sekretet e botës rrugëve nga individë. Rasti i famshëm i personazhit që mblodhi gjithçka kishte detyrë të mbronte dhe shkoi i ekspozoi te kundërshtarët e SHBA. Rasti i Kanadasë në 2020, ku shumë mësues u gjetën viktima të dikujt që kishte përdorur kredenciale të rreme për të marrë identitet e individëve që punonin si mësues. Ndryshe nga këtu ku karta e ID, që ku u shfaq si problem s’ka asgjë brenda, në sistemin kanadez ka shumë të dhëna personale. Në SHBA kompania biometrike që furnizon policinë metropolitanë të Londrës u gjet e infiltruar dhe nuk arriti të ndalte ekspozimin e mbi 1 mln gjurmësh të gishtërinjve.

Në shtator në Francë pat një sulm kibernetik agresiv dhe mori të dhënat e individëve që emigronin në Francë. Të dhëna pa fund, edhe të dhëna sensitive. Këtë sfidë e kanë të gjithë. Ajo që të gjithë bëjnë edhe që ne do të bëjmë është të rrëzim numrin e mureve mbrojtëse dhe ta bëjmë sa më të ngushtë aksesimin e sistemit nga një individë. Konkretisht në inspektorin e tatimeve është libri i tatimeve. Ato e kanë të domosdoshme atë libër. Marrja e një aleati në këtë rrugë, do të na e forcojë kapacitetin e rezistencës. Në këtë rast dua të them edhe diçka tjetër. Kjo ngjan shumë me nxjerrjen e numrave të kartave të ID, ngjan në teknologjinë e nxjerrjes, propagandës që e shoqëron dhe s’dua të bëj këtu politikë. Kur gjendesh përpara situatash të tillë duhet të jemi të gjithë bashkë. Kushdo e ka kryer këtë krim s’ka qenë i shoqëruar nga ndonjë. Këtu është hapur një derë në mënyrë të paligjshme nga individë. Këto janë nata me ditën dhe s’mund t përdorim rastet për t’u hedhur në akuzë. Në rastin e parë e kam marrë me të qeshur, duke pasur parasysh faktin se kartat e ID janë krejtësisht pa asnjë rëndësi për jetën e qytetarëve, janë targa. Nuk i duhet fare, zero numri i kartës PS. Ka edhe një element tjetër. Databaza e nxjerrë në atë kohë ngjan shumë me databazën e nxjerrë tani. Nuk është një databazë e eksportuar e tëra, integrale, është një bazë të dhënash e përpunuar copa-copa. Aty mungojnë rreth 60 mijë të tjerë. Aty ka plot të dhëna që janë të vjetra. Çdo të thotë kjo? Sepse nuk janë të dhëna të sotme, as të janarit, marsit apo prillit, janë të vjetra. Nuk është databaza e marrë në janar, sepse nuk do të kishte aty rekorde të vjetra që njerëzit që nuk figurojnë më nuk do të kishte këto gjëra.

E fundit, ky sistem është sistemi i cili në vitin 2013 u kthye në një kaos publike, në një hetim të prokurorisë, pati dhe të arrestuar për fshirjen e TVSH. Është marrë masa në bashkëpunim me kompaninë për të mbyllur këtë rrugë dhe sot është i pamundur për t’u futur në sistem. Një pjesë e madhe janë rroga që dihet, por në marrëdhëniet e brendshme të kompanive private ky është shqetësim dhe i kërkoj ndjesë. Këdo që ka akses në këto sisteme s’e kalon dot lehtë. Gjendet apo jo autori është gjë tjetër. Çdo inspektor, janë më shumë se 100, që kanë akses në sistemin e agave për arsye të punës, duhet të merren në hetim, pa asnjë përjashtim. Po ashtu duhet të merren nën hetim edhe ata persona që kanë dalë në xhihaliset politike”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: