Për kryeministrin Edi Rama, por edhe për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nuk ka aspak rëndësi dhënia e një date për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se me rëndësi thelbësore për procesin e integrimit është që Shqipëria të bëjë mirë detyrat e shtëpisë. Nga ana e tij, Kreu i Shtetit Francez deklaroi se Shqipëria ka lidhjen më të fortë me BE-në në rajon, por sipas tij, zgjerimi duhet të ndodhë gradualisht, pasi një datë e shpejtë është kundër frymës së bashkëpunimit.

Rama: Do duhet pak kohë që mesazhi shumë i qartë i Presidentit mbrëmë dhe sot, i cili është një risi për qasjen ndaj rajonit, të thyejë veshin e të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë proces, por që janë edhe të mësuar ta shikojnë këtë proces vetëm në rrugën tradicionale. Ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga Brukseli, që përfundon me anetarësimin. E vërteta është që cdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet, del në pah domosdoshmëria e thyerjes së kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele, ku vendeve t’u jepen shumë më tepër hapësira dhe ku bashkimi i Evropës të bëhet praktik dhe të bëhet përditë e më i prekshëm nga të dyja palët.

Ne nuk duam të kemi një korsi preferenciale për të arritur në BE, por ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut, te rilindasit tanë, e më pas te njerëzit tanë, që në shekuj e kanë dashur Evropën si të tyren. Uroj që Presidenti të shtyjë këtë koncept dhe ky koncept të përqafohet nga BE e të kthehet në një mekanizëm që na mundëson që ajo që nisi dje në Samit si një rrugë paralele zhvillimi, të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë. Që do të thotë, për herë të parë në historinë e procesit të integrimit, vendet që janë në këtë proces, do të përfitojnë më shumë financime dhe akses të përbashkët në tregun evropian. Ju lutem ta kuptoni, Shqipërisë nuk i intereson një datë, sepse cdo datë që mund të vendoset nga kushdo, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar, por edhe se ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo BE, por për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë, rrugën e të ardhmes dhe për ta bërë të pakthyeshme Evropën e Ballkanit, që të mos bjerë më kurrë pre e tundimeve të tjera, sepse do të ndjehet mirë në vendin e vet. Ky është qëllimi, ndaj na duhet që detyrat e shtëpisë t’i bëjmë mirë, pa u nxituar. Ne duam ta marrim lejen e drejtimit, kur të jemi në zotërim të plotë të makinës. Bashkimi i Evropës duhet të ndodhë dhe mund të ndodhë. Më vjen ta them në sy të Presidentit, por mua Këshilli Europian sot më duket si familje, ku gjyshërit, fëmijët, nipërit, janë në të njëjtën tavolinë dhe të gjithë kanë të njëjtën të drejtë vendimmarrje. Ky është një problem, që do ta zgjidhin këta, jo ne. Kjo është e mira kur je në krye të një vendi si Shqipëria, se nuk ke barrën e problemeve kaq të mëdha. Me keqardhje, ofrojmë solidaritetin tonë dhe ndajmë dhimbjen.

Macron: “Unë isha ai që pengoi procesin, po ndoshte mbledhja në një indiferencë të sigurt dhe krejtëisht hipokrite një revistë burokratike e procesit të zgjerimit dhe thuhej do të zgjasë dhe jeni në një X kapitull, vendeve të tjera u thuhej herës tjetër keni për ta parë, duhet të jetë më politik, nuk kemi nxjerrë të gjtiha pasojat, në thelb do të thotë nuk mund të jetë një proces burokratik, hapi një fazë trasformimesh, më parë nuk ndodhte, u ripolitizua procesi duehej të nxirrnim të gjitha pasojat. Doja t’i jepej fund një mekanizmi të ftohtë, për shembull, Serbia po ecën shumë ngadalë në këtë proces. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë reforma, sepse nuk është e vërtetë që mund të zgjerohemi pafund me mënyrat aktuale të zgjerimit. Evropa duhet të jetë e kthjellët. Në këtë frymë dua që ta bëjmë këtë transformim. Kemi përmirësuar gjërat, por nuk kemi mbërritur në fund. Kjo Evropë që po hapet, është sfidë e vështirë. Vendet mund të ecin më shumë, nuk duhet të presim që të hyjnë në Evropë për të investuar tek ato. Lidhja juaj me Evropën është e jashtëzakonshme.

Data nuk ka kuptim, sepse nëse ju ndodh një aksident demokratik, nëse keni drejtues që vijnë dhe thonë se nuk bëjnë reforma, është vendosur një datë, por nuk e bëjmë. Ju keni një kryeministër të angazhuar për agjendën evropiane, por bazohet te merita. Data e prerë është kundër frymës. Duhet të theksoj se nuk duhet të nënvlerësoni rëndësinë e rrugës, sepse e bëni për veten tuaj. Funksionimi i Evropës sonë ka dy gjëra shumë të rëndësishme. Në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më gjyshëri e nipër, ka vetëm të barabartë dhe ky është gjenialiteti i kësaj Evrope. BE nuk ka hegjemoni, pasi secili respektohet si i barabartë. Askush nuk mund të thotë që ‘unë e di, se jam vend i madh’. Evropa është një transferim që e kemi zgjedhur vetë. Vendosim në mënyrë sovrane, heqim dorë nga disa kompetenca me dëshirën tonë. Na thonë që Evropa është si Moska, kurrë mos e thoni këtë, e keni zgjedhur në mënyrë sovrane Brukselin. Duhet të gjithë të vetëdijësohen, që të bashkojmë gjërat, se kështu bëhemi më të mëdhenj, por kjo duhet që të përtypet mirë. Është një rrugë që nuk duhet bërë shpejt, nëse nuk thuhet e vërteta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb