STAMBOLL – Droni i rrëzuar të premten nga avionët ushtarakë turq, në hapësirën ajrore pranë Sirisë, ka qenë i prodhimit rus, por sipas të gjitha gjasave mund t’i përkasë një milicie në Siri. Kwshtu deklaroi sot kryeministri turk, Ahmet Davutoglu për televizionin turk Al-Haber.

“Sipas të gjitha gjasave, ky dron mund të jetë i milicisë së presidentit sirian, Bashar al-Asad, i milicisë kurde PYD apo i milicive të tjera”, – theksoi Davutoglu.
“Megjithatë, droni është i prodhimit rus”, – këmbënguli ai.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: