Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debatuar me kryesuesen e seancës në Kuvend Ermonela Felaj.

Ai ka kërkuar t’i jepet fjala kreu të PD Sali Berishës, pasi i ishte dhënë radha nga një tjetër deputete.

Pak minuta më parë seanca u ndërpre pasi Berishës iu refuzua fjala.

Bardhi: Sa herë drejtoni seancën krijoni situata tenisoni.
Një javë më parë u ndryshua radha, ndërsa sot nuk e lejoni. Tani ktheni seancën në normalitet. Kolegia Hoti i ka dhënë radhën jo kohën. Ktheni seancën në normalitet të flasim edhe ne të tjerë. Çfarë nevoje ka të krijohen situatë të tilla?

Felaj: Rregullorja është rregullore. Ne të ndërmjetësojmë dhe dy vetë nga ju ngjitur me njëri tjetrin të merreni vesh.

Lojërat që bëni me njëri tjetrin nuk mund t’ia kërkoni as drejtuesit të seancës e as grupit të PS. Tani ju lutem mos flisni nga vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: