Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës për Marrëdhëniet me Jashtë deklaroi se marrëveshja me Italinë për emigrantët, për ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, nuk do të ketë kosto për Shqipërinë. E ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Ristani tha se Shqipëria po hap një qendër procesimi.

Ndërkohë, të ftuarit në studio kanë kundërshtuar qëndrimin e saj, siç ishte dhe deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, i cili tha se kjo që po bën Rama është antishqiptare.

DEBATI
Anuela Ristani:
Zëra shpenzimesh në marrëveshje nuk ka. Përfitimi është tjetër gjë. Kosto nuk kemi. Asnjë kosto nuk ka. Në 10 milionë turistë, a ka infrastrukturë? Ka! Fakti që thoni ju se është antishqiptare, është retorikë. Rama dhe Shqipëria po hap një qendër procesimi. Është hera e parë që po ndodh.
Tomor Alizoti: Pse duhet të ndodhë kjo?
Anuela Ristani: Pse mos të ndodh? Ai do të kërkojë një azil ekonomiko-social. Ai do të trajtohet në Shqipëri me fondet italiane. Këtë gjë e bën Australia me Zelandën, modele ka pa fund. Ai po delegon procesimin. Edhe Afganët nuk ishin nisur për Shqipëri. Ne i proceduam.
Tomor Alizoti: Kjo është komplet tjetër, po abuzoni!
Anuela Ristani: Pse se drama afgane është ndryshe nga ajo afrikane? Ju jeni mërzitur se nuk po përfitojmë gjë apo se po shkatërrohet Shqipëria? Doni një faturë? Shqipëria është pjesë e dramës globale. Ju keni probleme me Ramën?!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: