TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar është shoqëruar me debate sot. Deputeti demokrat, Aldo Bumçi tha se është rritur dyfish numri i azilkërkuesve, ndërsa kryeministri sipas tij kërcënon Evropën. “Është rritur dyfish numri i azil-kërkueseve. Sot shqiptarët shkojnë jashtë si azilkërkues Ndërsa kemi një kryeministër që kërcënon Evropën”, tha ai.

Duke iu referuar raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit, Bumçi tha se aty flitet për presion ndaj votuesve. Ndërkaq kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade ka përshëndetur deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb