GJIROKASTËR- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës është shoqëruar me debate dhe tension, pasi dy këshilltarë, njëri i majtë dhe tjetri i djathtë janë përplasur lidhur me mënyrën e menaxhimit të ish-komunës Lazarat.

Këshilltarët Petrit Brahimi i PS-së dhe Dasho Aliko i PD-së, i njohur si kryekomunar i Lazaratit që negocioi me grupin e zjarrit gjatë aksionit të policisë për pastrimin e fshatit nga kanabisi nuk janë mjaftuar me fjalët “pis”, “palaço” e “qelbanik” në drejtim të njëri-tjetrit. Sherri mes tyre ka degjeneruar kur këshilltari i PS ka hedhur një shishe plastike në drejtim të Alikos, e më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur po në të njëjtën mënyrë.

dash aliko

Fillimisht pjesë e debatit ishte edhe drejtuesi i mbledhjes Roland Karalli, por më pas mes Alikos e Ibrahimit kanë shpërthyer ofendimet, ndonëse këshilltari i djathtë Roland Bejko u përpoq ta qetësonte situatën.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/roland.bejko/videos/10211171574430267/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Karalli: Dasho ka mundësi nuk të kam dhënë fjalën për të folur!

Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësat. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.

Karalli: Kujt s’ja mban more?

Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.

Petrit Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!

Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!

Aliko: Rri mirë, palaço, surrat u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.

Brahimi: Qelbanik m*ti!

Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço , o palacoja i m*tit sahanlëpirës.

Bejko: O Petro, po rri tani!

Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?

Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.

Brahimi: Ti pse s’i fole?

Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!

Brahimi: Më shau

Bejko: Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb