Një debat i ndodhur kohë më parë, mes Pastorit Akil Pano dhe përfaqësueses së komunitetit të LGBT, Xheni Karaj,ka përfunduar në një ankesë.

E ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”“News 24”, Xheni tregoi se nga ankesa e bërë, pret që të mos ketë të dënuar, por persona të ndërgjegjësuar. Ajo tha ndër të tjera se gjithsecili është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij dhe kjo gjë duhet respektuar e jo paragjykuar.

“Ne do të kemi një proces që do të jetë një proces sa më i drejtë, më pas kemi një seancë dëgjimore. Kemi seancën me Pastorin dhe zonjën Blerta. Seanca e parë e skaloi pak edhe për shkak të avokatit të palës tjetër që arriti në sulme personale. Rëndësi ka që procesi të jetë i drejtë në legjislacionin shqiptar. Qëllimi i ankesës ky ishte, jo të dënohen persona, por të ndërgjegjësohen njerëzit.

Kur je personazh publik ke mendim kundër, do e shprehësh atë. M’u vu në gojë që të hiqet fjala nënë që është absurde. Këto duhet të shmangim ne, për të treguar që gjëra të tilla kanë komplikacione në jetën e individëve. E rëndësishme është të ketë mirëkuptim, e të respektojmë njëri-tjetrin për atë që jemi dhe përfaqësojmë”, tha Karaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb