Ministrja Elisa Spiropali është zotuar se mazhoranca do të bëjë gjithçka që niveli i debatit në Parlament të jetë serioz.

Sipas Spiropalit, PS do të angazhohet në një politikë që ka fre e moral dhe jo në një vend ku fëmijët duhet të mbyllin veshët sepse ç’edukohen.

‘’Ne do bëjmë gjithçka të jetë e mundur që niveli i debatit parlamentar dhe angazhimi të jetë serioz, i shkëputur nga ndikime të tilla, të angazhohemi në politikë që ka fre, moral. Nuk do ushqejmë politikën e ditës që e ka kthyer sallën aq të ndritur në një vend ku duhet fëmijët të mbyllin sytë e veshët kur hapin televizorin. Ku fëmijët ç’edukohen në seanca dhe s’marrin leksion për politikën.

Do të bëjmë çfarë  të kemi në dorë që këtë standard të lartë ta mbajmë jo vetëm për veten, por dhe qytetarë e të rinjtë e këtij vendi. Të jenë krenarë për përfaqësuesit e qeverisë.’’- theksoi Spiropali.

 

Sa i përket sfidave dhe prioriteteve të qeverisë në 100 ditët e para dhe 4 vitet e mandatit të tretë, Spiropali renditi me radhë se mjedisi dhe turizmi do të kenë një vëmendje të theksuar, për të vijuar me bujqësinë, energjinë, infrastrukturën dhe nivelin arsimor.

Për Spiropalin, Shqipëria ka bërë shumë rrugë, por ka ende për të bërë në mënyrë që të arrijë në majën ku i takon.

 

“Ne jemi në rrugën e një progresi që është i pandalshëm, jo vetëm prej qeverisë, por dhe shoqërisë. Në 30 vite Shqipëria ka ndryshuar jashtëzakonisht shuë. S’ka krahasim mes asaj që ishte dikur dhe asaj që duam. Mandatin e tretë Shqipëria duhet ngjitur në një tjetër lartësi. Në bujqësi dhe energji, këto janë prioritetet tona. Duhet infrastrukturë modern nga veriu në jug. Jo vetëm rrugët, edhe aeroportet, portet dhe që komunikojnë me rajonin. E rëndësishme që Shqipëria të mos humbë këtë mundësi për të filluar negocimin e kapitujve që mandatojnë, detyrojnë standard të reja në të jgihë sektorët. Niveli arsimor i studentëve, universiteteve të rritet.

Shumë rrugë është bërë, por ka ende shumë për të bërë në Shqipëri. Vërtet është rritur paga minimale dhe paga maksimale në Shqipëri. Duhet ta rrisim me mbi 30% apo mbi 50%. Për të parë në vitin e fundit çfarë do të shkojmë.

PYETJA: 100 ditët e para, cili është sektori që duhet të ketë ndryshim?

Programi prezantohet në seancën në Kuvend ku prezantohet Këshilli i Ministrave. Disa shenja janë dhënë, sugjerime të forta publike. Kemi nevojë për ndryshime në mjedis dhe turizëm. Edhe me çeljen e negociatave kërkon angazhim të madh. Shqipëria duhet të jetë vend i pastër, ka nevojë të thithë turistë. Ashtu si infrastruktura, Ruga e Arbërit, port i  Durrësit, aeroporti i Vlroës e Sarandës. Aeroporti i Kukës është funksional, shumë nuk e besonin por ja ku është. Ato që them ii bëjmë dhe bëjmë ato që themi.”- tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb