Deputetja Flutura Açka në fjalën e saj në Kuvend i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama.

Flutura Açka theksoi se kryeministri Rama nuk i ka ndalur fyerjet ndaj opozitës.

“Ju folët duke përmendur djalin se nuk do mund ti shpjegoni dot fjalorin. Por, do bëni mirë ti shpjegoni dhe fjalët që keni përdorur për opozitën duke kërkuar falje. Unë atë fjalë nuk do ta fal kurrë. Sa për zotërinë që thatë se është lideri historik, e nderojmë. Mos ma kujtoni mua atë person por atij që keni marrëveshje të hapur. Ne si grup kemi treguar largimin tonë. Në fakt për tu kujtuar se njeriu i parë që i theu brinjët demokracisë, por që nga 21 janari i 2011, i çuat njerëzit për ti vrarë, ju më keni zhgënjyer personalisht dhe kjo është arsyeja pse unë mbaj këtë qëndrim prej jush”, ka thënë Açka.

Açka në fjalën e saj i kujtoi kryeministrit Rama një episod nga vjeshta e vitit ’98 , duke i kërkuar të bënte kujdes me mënyrën se si fliste në parlament.

“Po e nis nga fundi për këtë çështjen e prostitucionit në Holandë, po shkoj shpesh në Amsterdam, shkoj kur kam nevojë të purifikojë shpirtin edhe mendjen dhe për të parë Van Gogun, por edhe për të marrë copy-right për autorët që botoj në shqip. Po në ato raste kam shkuar është e vërtetë. Po i kujtoj kryeministrit një rast kur ai ka shkuar jo si kryeministër në Holandë. Në shtëpinë time është një karrige ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit ’98 atëherë, keni qenë emigrant. Keni ardhur në shtëpinë tuaj me disa miq dhe keni pirë kafe në shtëpinë time. Është Akoma atje në shtëpinë time ajo karrige. Kur të bëni atë muzeun e nderimeve të mëdha mund të shkoni dhe ta merrni. Por të bëni kujdes kur flisni dhe kur fyeni të tjerët”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb