TIRANE – Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në Neës24, u  diskutua çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar. Të ftuar në studio janë regjisori Robert Budina dhe aktori Laert Vasili.

Regjisori Budina tha se Veliaj e ka humbur të drejtë për të negociuar me aktorët, dhe se në këtë rast po vidhet prona publike.

Sipas Budinës, Rama nuk e ka kurajon të përballet me aktorët se i thahet përshtyma e prandaj çon kryebashkiakun Veliaj të flasë me ta.

“ Veliaj ka humbur të drejtën për të negociuar me ne. Nëse e ulim debatin te sa banjo, sa ndenjëse na duhen është banalitet. Kjo është një strategji tinzare. Nëse teatri do bëhej, do ishte bërë me kohë. Kur Rama ngriti strategji për ta sulmuar atëherë, nuk ia arriti. Thelbi i muhabetit është marrja e pronës. Tani Rama nuk e ka kurajon të përballet me ne se i thahet pështyma e çon Veliajn, që artin e komunikimit e ka shumë të mirë,” tha Budina.

Mes të tjerash ai tha se nuk ka negociata dhe marrëveshje me kryebashkiakun Veliaj. “Me këtë buxhet kulture ka operuar Serbia kur ishte në luftë me Kosovën. Këta ia kanë mbajtur artit këto para dhe i kanë lënë pa ndërtuar teatro, dhe artistët kanë nxjerrë thika me njëri-tjetrin. Në kushtin që jemi ai thotë; më mirë një teatër të ri sesa pa gjë fare. Veliaj ka marrë njerëzit e tij. Nuk ka negociata me të. Ai po gënjen. Shumica janë shqiptarët. Nëse duan ta bëjnë grabitjen e pronës publike le ta bëjnë. Artistët nuk mund të lejojnë që të japim pronën publike. S’ka bërë fare transparencë. Se sa tokë do ngelet. Kumbaro tha s’ka. I kam ngritur edhe kur kanë bërë punët e tyre. Por jo me këtë gënjeshtar. S’ka projekt. Pastaj doli që mund të ketë pak projekt”, pohoi Budina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: