TIRANE– Procesi i vettingut në polici ka ndezur beat në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”. I ftuar në studio zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ritheksoi edhe një herë se gabimet materiale nuk do t’i penalizojnë punonjësit e policisë.

Ndërsa kreu i sinidikatës së Policisë, Sadetin Fishta tha se shumë punonjës nuk kanë mundur të plotësojnë formularët e Vettingut.

DEBATI

Hodaj: Nga sot e mbrapa jemi në fazën e përzgjedhjes nga komisioni jashtëm i vlerësimit. Ky komision ka 15 anëtarë dhe nga ky moment që flasim të gjithë ata që janë të interesuar për këto vende mund të aplikojnë.

Hodaj: Procesi i dorëzimeve është mbyllur dje. Vetëm një 2 % i punonjësve nuk kanë dashur t’i nënshtrohen këtij procesi. Gabimet materiale nuk do t’i penalizojnë.

Fishta: Kemi pas ankimime si sindikatë. Kemi kërkuar kohë, pasi mendojmë se ka të tjerë që nuk i kanë dorëzuar ende formularët. Gjithë ky proces është mbyll, por faza e parë nuk është vetëm kjo. Shumë punonjës nuk kanë mundur të plotësojnë këto formularë të vettingut.

Hodaj: Ligji nuk kërkon dokumentacion. Afati është ligjor dhe për të ndryshuar afatin duhej të ndryshonte ligji. Projektligji më së pari është konsultuar me punonjësit e policisë.

Fishta: Me kë e keni bërë këtë konsultim?

Hodaj: Ka pas edhe kontribute nga publiku i thjeshtë.

Fishta: Duhet të dini që kemi një kontratë kolektive që është në fuqi ku thuhet që sindikata duhet të jetë në çdo grup pune për të hartuar akte ligjore. Projektligjin e kemi marrë përmes mediave, por kohë ka qenë e pamjaftueshme për t’u njohur me këtë ligj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb