Në studion e News24, u diskutua për dhunën barbare ndaj 3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin “Stinët” në kryeqytet dhe pezullimin e dy efektivëve të policisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gazetari Igli Çelmeta bëri deklaratën e fortë, ku tha se ka më shumë se dy persona përgjegjës (efektivë policie) lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Gjatë një komunikimi live përmes SKYPE-t, gazetari Çelmeta iu drejtua zv.ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj që Ministria e Brendshme t’i sugjerojë Policisë së Shtetit sekuestrimin e telefonave efektivëve.

Gazetari pyeti zëvendësministrin; nëse ka pronari i Kopshtit, Daniel dhe Entela Danushi pjesëtarë të familjes që punojnë në policinë e shtetit, Hodaj tha se; nuk ka rëndësi ky detaj dhe se çështja është nën hetim nga AMP.

Pjesë nga diskutimi:

Çelmeta: Sipas AMP-së, shefi i seksioneve të krimit, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj akuzohen për shpërdorim detyre. Këta oficerë policie nuk kanë këqyrur si duhet pamjet filmike dhe kanë fshehur ngjarjen. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor.

Hodaj: Jemi të shqetësuar nga episodi. kur bëhet fjalë për dhunë ndaj një të miture jemi më të ndjeshëm, ndaj Ministria e Brendshme ka insistuar që Policia e Shtetit të marrë masa. jemi të shqetësuar si prindër dhe si zyrtarë institucioni. AMP ka vendosur një grup hetimi për ngjarjen. e rëndësishme është fakti që pas iniciativës së Policisë së Shtetit, personat përgjegjës do të përballen me pasojat. Prindërit kanë denoncuar në polici ngjarjen. me sa jemi në dijeni, është ajo që është bërë publike dhe për mediat. ka rezultuar se ka pasur mangësi nga hetimet paraprake. është një çështje po ndiqet me shumë seriozitet. jemi shumë seriozë në ndjekje.

Çelmeta: Sugjeroni të sekuestrohen telefonat e punonjësve të policisë. Nuk janë dy persona përgjegjës, por janë më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb