Shtetasi turk, Selami Simsek, i arrestuar pak muaj më parë në aeroportin e Rinasit, së bashku me mësuesin turk, Harun Çelik, pasi njiheshin si mbështetës të Fetullah Gylen, duket se po ndjek të gjitha rrugët ligjore për të përfituar azil politik në Shqipëri.

Simsek, i cili ndodhet prej muajsh në paraburgim, iu është drejtuar autoriteteve shqiptare me një kërkesë për azil politik, duke sqaruar se në Turqi i rrezikohet jeta. Ai po ndjek rrugët ligjore, pasi miku i tij, Harun Çelik, u dëbua forcërisht nga autoritetet shqiptare, ku madje në një vide të publikuar në media dëgjoheshin dhe thirrjet e tij të dëshpëruara nga makina e policisë “azil, azil”.

Pas dëbimit të tij, pati reagime të forta, ku u kritikua shteti shqiptar për këtë veprim të ashpër. Por, në një reagim të tij, ministri i Brendshëm, e justifikoi vendimin e policisë shqiptare, duke thënë se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.

Për këtë arsye, Simsek po ndjek rrugën ligjore, ku përveç kërkesës drejtuar autoriteteve shqiptare, që “BalkanWeb” e publikoi pak më parë, “BalkanWeb” sjell edhe kuponin postar, që tregon se kjo kërkesë iu është dërguar me postë autoriteteve.

Dokumenti3
Dokumenti3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb