Norvegjia, duke shpallur dëbimin e 15 diplomatëve rusë, ka konfirmuar statusin e saj si një vend armiqësor ndaj Rusisë dhe ky vendim do të pasohet nga një përgjigje e ashpër, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Një goditje e rëndë iu dha marrëdhënieve ruso-norvegjeze. Norvegjia vazhdimisht konfirmon statusin e saj si një vend armiqësor ndaj Rusisë. Këto veprime nuk do të mbeten pa reagim nga ana jonë, ne do të japim një përgjigje të ashpër,” vuri në dukje ajo.

Zakharova theksoi se Moska e sheh këtë vendim të Oslos si një “përshkallëzim të qëllimshëm të armiqësisë ndaj Rusisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: