LeBron James nis një kapitull të ri në NBA, me debutimin në fanellën e Philadelphia 76ers në ndeshjet parasezonale, në prag të sezonit të tij të 24-t në basketbollin profesionist.
Pavarësisht humbjes 114-108 ndaj Brooklyn Nets, superylli 42-vjeçar dha sinjale pozitive në parket. Në vetëm 18 minuta lojë, James realizoi 10 pikë dhe 5 asistime, të gjitha në çerekun e parë, duke treguar se mbetet një element kyç në organizimin e lojës dhe në shërbim të skuadrës.
Një paraqitje efikase edhe nga vija e gjuajtjeve të lira, ku LeBron ishte i pagabueshëm, me 8 realizime në 8 tentativa.
Debutim me fanellën e Philadelphia-s bëri edhe Jaylen Brown, i cili kontribuoi me 18 pikë. Ndërkohë, rezultati përfundimtar nuk pati shumë rëndësi, pasi minutat e fundit u luajtën kryesisht nga basketbollistët rezervë.
Një start inkurajues për LeBron James, i cili, edhe në këtë fazë të karrierës, synon të mbetet protagonist në skenën më të madhe të basketbollit botëror. Ndërsa tifozët e 76-ers ëndërrojnë për një sezon të madh, me Philadelphia 76-ers që shikohet si një skuadër prentendente për të synuar trofeun e madh të kampionit.
