KORÇA

Fshati i Panaritit përveç bllokimit dhe izolimit nga dëbora, për më tepër se 12 orë po vuan nga mungesa e energjisë elektrike.

Po ashtu, edhe fshatrat e Grabockës, Katundit, Treskës, Trebickës, Ballabanovës, Selenicës se poshtme, Çlirimit, Qytezës gjatë gjithë ditës së sotme kanë mungesë të energjisë elektrike.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se dyshohet që ka defekt në një nga kabinat kryesore, po ashtu ndikon në këtë gjendje është rrjeti i amortizuar elektrik.

Sipas drejtuesve të OSSHE ditën e nesërme disa punonjës do të jenë në këto zona për riparimin e defekteve por për shkak të terrenit të vështirë zgjidhja definitive mund të kërkojë kohë.
Maja e Mashkullorës momentalisht ka më tepër se 1.5 metër borë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb