Zëvendës Dekani i fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi, Prof. Asoc. Dr Admir Belishta, ka renditur të gjitha arsyet se përse maturantët duhet të drejtohen në këtë Universitet.

Ai u shpreh se Universiteti Luarasi, me katër fakultete, është tashmë lider në vendin tonë.

“Tashmë universiteti Luarasi e ka krijuar vendin dhe identitetin e vet në fushën e arsimit në Shqipëri. Sot funksionon mbi katër universitete, me atë të Drejtësisë, Ekonomisë, Teknologjisë së Informacionit dhe atë Mjekësor”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Belishta u ndal më gjerësisht në fakultetin e Drejtësisë.

“Sa i takon fakultetit të Drejtësisë, një tërësi faktorësh e bëjnë këtë fakultet lider. Universiteti ka periudhë dhe afat akreditimi gati maksimale, 6-vjeçar. Kjo tregon cilësinë e diplomës.

Rekrutimi i stafit bëhet me transparencë dhe kujdesen që të kemi miksim të stafit, pra të kemi pedagogë me karrierë të gjatë doktrinare, si dhe pedagogë që vijnë nga praktika. Pra miksojmë dije teorike dhe praktike në të njëjtën kohë.

Studentët nuk do vijnë në fakultet vetëm për të mësuar teorinë, por ne bashkëpunojmë për të ofruar ilustrimin praktik.

Ata bëjnë praktika në institucione shtetërore, pra prekin nga afër si funksionojnë dijet që kanë marrë në auditor. Organizojnë gjyqe imituese. Sot janë katër programe me kurrikula bashkëkohore, kemi programin e integruar 5-vjeçar, kemi master shkencor civil dhe tregtar, penal dhe kemi dhe master profesional, rendi dhe siguria. Ne aplikojmë edhe për programe, Erasmus, jashtë shteti.

Ne jemi kualifikuar dhe jemi shpallur fitues në dy programe së fundmi, një program i fakultetit ekonomik dhe një Erasmus i fakultetit të drejtësisë.

Element tjetër i rëndësishëm është dhe klinika ligjore që ushtron dy funksione, ofron ndihmë parësore personave që janë në nevojë, falas, dhe praktikë vetë studentëve.

Jemi në faza bashkëpunimi me universitetet jashtë vendit, ku shkëmbehen eksperienca si dhe organizmin e konferencave shkencore ndërkombëtare. Po ashtu ndihmë për studentët janë dhe orët e hapura, për t’i njohur me praktikën e gjykatës së lartë apo me çdo tematikë që konsiderohet aktuale”, tha ai.

“Tani jemi në fazën që studentët kanë plotësuar formularin dhe u bëj thirrje të gjithë atyre që janë të dyzuar që të zgjedhin Luarasin, sepse nuk do të zhgënjehen. Do të bëjnë një zgjidhje të garantuar të karrierës në të ardhmen. Ne kemi dhe nivele promovimi, bursa.

Nëse shohim garancitë e punës së ish-studentëve të Luarasit, sot ata i gjejmë në sistemin gjyqësor, gjyqtar e prokuror në të gjithë Shqipërinë. I gjejmë në administratë në nivele të  rëndësishme, në banka. Pra kemi një kriter të diferencuar në raport me fakultetet e tjera të drejtësisë”, u shpreh Belishta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb