Dhuna në futbollin shqiptar duket se nuk ka të ndalur. Gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra e vlefshme për Kategorinë e Dytë është ushtruar dhunë barbare nga lojtarët e Këlcyrës ndaj gjyqtarit fierak Alvi Paco.
Gjithçka ka filluar pas një penalltie të akorduar nga arbitri, në favor të ekipit të Përmetit, ndërsa lojtarët e Këlcyrës i janë sulur arbitrit të cilin e kanë dhunuar.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur dhe është ndërprerë në minutën e 82. Videoja është siguruar nga Brikena Metaj për “BalkanWeb”.
(BalkanWeb)