Meri Kumbe është kandidatja e parë që po prezantohet në seancë dëgjimore, për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit.

Kume tha tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, por deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ishte skeptik, teksa tha se në fakt këto marrëdhënie nuk janë të mira, por se thjeshtë “i kemi gjallë”.

“Kur bëjmë diplomaci, bëjmë folklor…. Me Izraelin nuk kemi marrëdhënie të mira, thjeshtë i kemi gjallë. Nuk e di cila do jetë sfida juaj si ambasadore, do jeni atje për të mbajtur kandilin ndezur të marrëdhënieve me Izraelin, apo do të jeni atje për të çuar para marrëdhëniet siç do duhej të ishte”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb