Troi Dinej ka bërë të flitet shumë për të ditët e fundit pasi ishte një nga ata që nuk kishte ndërmend të zbriste në fushën e lojës nga frika e Covid-19, por më pas u tërhoq nga ky vendim. Lojtari i Uotfordit, ka dhënë një deklaratë për BBC dhe shumë fraza do të bëjnë që të hapen diskutime dhe polemika, mbi të gjitha mes kolegëve të tij.

“Ka homoseksualë në futboll, 100% që ka. Me siguri do ketë një në çdo ekip. Po presin vetëm që dikush ta pohojë i pari dhe do të dalin shumë të tjerë. Por askush nuk kërkon ta marrë përsipër këtë përgjegjësi. Nëse do ta bënte një lojtar i rëndësishëm, gjëja do të ishte një sinjal i fortë. Habitem se përse shumë pohojnë që janë gay vetëm kur përfundojnë karrierën kur kanë mbajtur gjithë atë barrë mbi shpinë”.

I betmi lojtar që u deklarua në mënyrë të hapur si homoseksual në historinë e futbollit britanik është Xhastin Fashanu, i cili është vetëvrarë në vitin 1998.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb