BRITANI- Teoricieni konspirativ, Alex Jones është shprehur se CIA po përpiqet të vrasë Donald Trump. Sipas tij vrasja mund të ndodhë përpara datës 20 janar, kur Trump pritet të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Amerikës.

“CIA po përpiqet të vrasë Donald Trump para se ai te marre zyrtarisht detyrën muajin e ardhshëm”- ka thënë Alex Jones, raporton britanikja ‘Express’.

“Agjentë të CIA-s po vëzhgojnë situatën dhe po i shkojnë nga pas presidentit Donald Trump, pasi pretendohet se ai është një spiun i huaj që po pengon vullnetin e popullit amerikan”- ka thënë ndër të tjera Alex Jones.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: