Kryeministri i vendit Edi Rama u pyet edhe në lidhje me kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si dhe deklaratat e këtij të fundit.

Duke hequr çdo përgjegjësi nga kërkesa, Rama shtoi se edhe ato çka Malaj kishte thënë, nuk i kishte lexuar për shkak se këshilltari i tij, Endri Fuga nuk ia kishte rekomanduar. Kryeministri shtoi se nuk lexonte shumë, pasi kjo e ndihmonte të gjente paqen.

“Kërkesa për shkarkimin e tij lidhet me grupin parlamentar, pyesni deputetët që e kanë kërkuar largimin e tij, ju nuk e besoni por unë nuk lexoj, është pjesë e paqes edhe kjo më ndihmon për paqen. Nuk lexoj përveçse në raste shumë të rralla gjëra që mi rekomandon Fuga, këtë se çfarë ka thënë zoti Malaj s’ma ka rekomanduar. Kritikat i mbaj shumë më tepër se sa dukem, sigurisht mbroj mendimet e mia, s’kam asgjë personale me askënd, as me atë, as me Lulzim Bashën, por me këtë të fundit kam diçka personale që e kam pozitive nuk di si ta ndihmoj, sinqerisht”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb