TIRANË

Ervin Salianji e ka cilësuar vlerësim për të dhe qëndrim korrekt deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për vendosjen në listë pritjeje të tij si kandidat për deputet. I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, Salianji tha se është momenti për t’i vendosur kapakun kësaj çështjeje dhe për të lënë vendimmarrjen në dorën e strukturave të PD-së.

“Qëndrim korrekt, vlerësim por ka mbajtur një qëndrim që është brenda kornizës së deklaratës së PD-së. Është vlerësim për mua. Mirënjohje për opinionin publik dhe njerëzit që e kanë kthyer si çështje. Është momenti për t’i vendosur kapakun dhe për të lënë vendimmarrjen në dorën e strukturave të PD-së. Çdo tentativë apo sulm për të krijuar një fakt të paqenë në PD është i pavërtetë dhe ne vazhdojmë të jemi po njësoj në punë për të mbledhur vota për PD”, tha Salianji

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb