Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se do të ngrihen padi të reja ndaj SPAK, ndërsa tha se më datë 2 mars do të ketë marshim kundër asaj që e quajti grusht të shtetit.

Vasjari tha se ky është një precedent unikal, duke nënvizuar se jemi në kufijtë e marrëzisë institucionale.

Natyra e antiligjores dhe antijuridikes po merr trajtat e një implikimi politik, që unë nuk do të doja të ndeshja në këto momente. Nuk më intereson aq fati i maxhorancës, sesa të mbahet shtylla e reformës në drejtësi. Ka një shkelje kushtetuese. Unë besoj se do të kemi skenarë problematikë në ditët që do të vijnë. Ky është precedent unikal. Jemi në kufijtë e marrëzisë institucionale”, tha Vasjari.

Arjan Vasjari theksoi se tashmë ka nisur të dyshojë në rast se maxhoranca e do vërtetë reformën në drejtësi.

“Unë kam qenë shumë kritik ndaj sjelljes politike të presidencës. Kjo që po ndodh tani është spostim të së drejtës nga presidenti. Po e zëmë se jemi në situatë që kemi bllokim dhe na duhet zhbllokim. Maxhoranca po merr një nismë, që tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Përmes kësaj sjellje, delegjitimohet reforma në drejtësi por delegjitimohet edhe fakti që maxhoranca e do apo jo reformën në drejtësi”, u shpreh Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb