TIRANE- Vetëm javën e fundit, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 40 procedime penale për zyrtarë të ndryshëm të administratës, pasi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme për “Dekriminalizimin”, rezultojnë që nuk kanë deklaruar problemet me ligjin penal në të kaluarën e tyre.

Ndër personat që do të hetohen, është edhe një zyrtar i nivelit të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Në kuadër të ligjit të ‘Dekriminalizimit’, kanë dhënë sot shenjat e gishtave edhe deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaci, ai i PDIU, Omer Mamo, dhe Mhill Fufi i PD-së, pas dyshimeve se kanë fshehur dënimet penale në të kaluarën dhe këtë gjë nuk e kanë vetëdeklaruar siç ua kërkon ligji.

Në kuadër të ligjit, më herët, lanë mandatet edhe deputetët Dashamir Tahiri nga radhët e PDIU si dhe Shkëlqim Selami i LSI-së, e bashkë me ta edhe kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb