Një letër e shkruar me shkrim dore nga Tupac Shakur ka dalë në ankand me një shifër fillestare prej 95,000 dollarë. Sipas informacioneve të “TMZ”, bëhet fjalë për një poezi që reperi ia kishte drejtuar ish-të dashurës së tij dhe nga shënimi në letër duket se është shkruar në gusht të vitit 1995. Poezia mbahej në një koleksion privat prej 26 vitesh, por tashmë është në shitje.

Tupac Love
Tupac Love

Shtëpia e ankandit thotë se kjo poezi e titulluar “All Eye Was Lookin 4” do të ishte gjithashtu titulli i këngës “All Eyez On Me” që tronditi botën në vitin 1996. Gjithsei ata shtojnë se ky informacion mbetet i pamundur të verifikohet, por thjesht datat korrespondojnë.

Nuk është hera e parë që reperi hap zemrën e tij në letër. Para se të vritej në dhjetor 1996, Tupac Amaru Shakur ka shkruar disa letra dashurie si adoleshent. Madje nëpërmjet një letre ai kishte rrëfyer edhe ndarjen me Madonna-n. Letra u nxor në ankand me çmimin fillestar prej 100.000 dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb