Publikohen pamjet, që tregojnë situatën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Siç shihet në video, tanket ruse kanë rrethuar Kievin.

Ata shihen teksa kalojnë nëpër Obolon, një zonë në veri të qendrës së kryeqytetit.

Pak më parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat ruse ndodhen në Kiev, vetëm 9 kilometra larg Parlamentit, pra qendrës së kryeqytetit, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb