SHBA
Në ishujt Faroe prej vitit 1584 bëhet një ritual i përvitshëm që balenat dhe delfinët të theren. Një traditë kjo që askush nuk ka ndërmarrë masa që ta ndalojë, e që kur bëhet edhe publikisht dhe përcillet në rrjetet sociale përmes fotove dhe videove, arrin që të indinjojë shumë njerëz, të zakonshëm apo publik. Një prej tyre, është supermodelja e njohur braziliane Alessandra Ambrosio, e cila ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram.
Sipas faqes “Save the Reef”, në ishujt Faroe është e ligjshme që delfinët dhe balenat të theren dhe ishulli nga ngjyra blu e zakonshme, shndërrohet në një lumë gjaku prej vrasjes së tyre.
Në një status në Instagram, Ambrosio ka shprehur gjithë revoltën e saj ndaj kësaj tradite të tmerrshme. Ajo shkruan: “Si ka mundësi që kjo vrasje barbare e balenave dhe delfinëve të jetë ende e ligjshme. Kjo therje vjetore ndodh në ishujt Faroe dhe deti tipik blu kthehet në ngjyrë të kuqe të tmerrshme për shkak të trupave të panumërt të balenave dhe delfinëve të vdekur. Me sa duket, kjo traditë që daton që prej vitit 1584 është një aktivitet komunal ku të gjithë banorët vendas mblidhen së bashku për të masakruar qindra balena dhe delfinë. Si vriten balenat? Peshkatarët hyjnë në ujë me anije dhe dhe menjëherë sapo delfinët dhe balenat afrohen ata i rrethojnë dhe i çojnë në drejtim të tokës për t’i ngulur shtizat e për t’i therur”, shkruan ajo në postimin e saj.
(BalkanWeb)