Botërori i Katarit ka hyrë në fazën vendimtare, teksa në finale Franca sfidon Argjentinën (E dielë). Sulmuesi i francezëve, Ousmane Dembele doli në konferencë shtypi para stërvitjes së ditës së sotme.

“Ne nuk kemi frikë nga virusi. U kam bërë çaj me mjaltë dhe janë më mirë.Unë jam i sigurt se ata do të jenë në më të mirën për finalen. Unë shkova të takoj Upamecano të nesërmen dhe ai ishte shumë më mirë. Duhet të marrim masa paraprake, por nuk jemi të shqetësuar.

Messi- Kam kaluar katër vite shumë të mira te Barcelona, ai është një nga ata që më bëri ta dua Barcelonën së bashku me [Andres] Iniestan. Në dhomën e zhveshjes ai është shumë i thjeshtë, ai i do lojtarët e rinj.Unë ulesha pranë tij në dhomën e zhveshjes dhe ai më ka ndihmuar shumë. Ne duhet të përpiqemi të sigurohemi që ai ta prekë topin sa më pak të jetë e mundur sepse është shumë i rrezikshëm. Kam ardhur në moshën 20-vjeçare dhe doja të bëja gjithçka vetë. Më dha qetësi, më tha se ekziston koha kur duhet dribluar dhe koha për të dhënë pasime” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: