Kreu i PAA, Agron Duka, reagon për përplasjen te zyrat e FRD, ku Policia Bashkiake shkoi për të liruar zyrat.

Duke thekson se demokracia është në rrezik, ndërsa e cilëson veprimin e policisë një akt arbitrat, që sipas tij, tregon mënyrën abuzive me të cilën vepron Edi Rama.

Reagimi i Dukës:

Demokracia në rrezik!!! Duka : Një akt arbitrar që tregon mënyrën abuzive me të cilën vepron Edi Rama, për sa kohë FRD ishte në koalicion me PS-në, nuk ua prekte zyrat, tani që ka kaluar në opozitë i ushtrojnë presion duke i larguar nga zyrat. Ky është një provokim që synon përkeqësimin e klimës zgjedhore, një sulm politik për të shmangur vëmendjen nga dështimi katastrofik i Edi Ramës nëpërmjet goditjeve të tilla. Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagoi mbi këtë sulm politik, I cili është në vijmësi të përpjekjeve të Edi Ramës për të kompromentuar zgjedhjet e 25 prillit, sikurse e kam denoncuar në rastin e Shijakut, ku krimi dhe përfaqësues të Rilindjes vijojnë simbiozën e tyre në kurriz të zgjedhjeve të lira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb