Mediat spanjolle kanë raportuar lajmin se gjendja e futbollistit të Atletico Madrid, Fernando Torresi është e përmirësuar dhe ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Sulmuesi spanjoll pësoi një dëmtim të rëndë në kokë  në ndeshje ndaj Deportivo La Corunas duke rënë në tokë pa ndjenja. Menjëherë Torres u dërgua me urgjencë për në spitalin më të afërt. Megjithatë, pak pa mbërritur në spital, sulmuesit spanjoll i ka ardhur vetëdija, teka gjendja e tij është e mirë.

“Radio Estadio” ka konfirmuar gjendjen e mirë të Torresit duke shkruar: “Lajm i mirë: Torres po transferohet për në spital, ai tani është i vetëdijshëm dhe po flet”.

Edhe gazeta spanjolle ‘Marca’ ka konfirmuar gjendjen e përmirësuar të Torres, ku shkruajnë se  lojtari ka biseduar me të pranishmit në spital, por do të qëndroj i shtrirë sonte dhe nën vëzhgimin e mjekëve deri në një raport të fundit pas ekzaminimeve më të avancuara.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb