Kryebashkiaku Veliaj dha sot një lajm të mirë dhe për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, ku këtë javë ka nisur dhënia e pagesave cash për kategoritë DS1, DS2 dhe DS3.

Deklaratat ai i bëri nga aktiviteti tek “Shallvaret”, ku Bashkia ndërtoi një tjetër hapësirë çlodhëse mes pallateve për banorët e Njësisë10 në Tiranë.

“Nga fundi i kësaj jave dhe javën tjetër, familjet në kategorinë DS1, DS2 dhe DS3, pra dëmet nga më të lehtat deri te dëmet më të moderuara, do të marrin pagesën cash në bankë ose në postë. Njësia do të njoftojë të gjitha listëpagesat dhe pasi të marrin pagesën, mund ta riparojnë vetë shtëpinë”, deklaroi kryebashkiaku.

Lidhur me kategoritëDS4 dhe DS5, shtëpitë do të rindërtohen nga e para. “Fatmirësisht në Njësinë 10kemi pak, por në të gjithë Tiranën janë 870 shtëpi të reja. Nuk i zgjidhim dot të gjitha hallet, por pak nga pak, zgjidhim nga një hall. Pra, sot zgjidhim hapësirat publike, pagesat nga tërmeti dhe shtëpitë e reja. Javën tjetër prapë do të vazhdojmë me investime në të gjithë komunitetin. Nëse ecim me parimin: çdo ditë, një punë konkrete, është vetëm çështje kohe sa të futemi në nivel kapilar në të gjitha lagjet”, u shpreh Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb