Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj ka vizituar zonën turistike të Lurës.

Denaj shprehet se qeveria dëshiron që të zhvillojë agro-turizmin në zonat e largëta, sic është edhe Lura në Dibër.

  • foto galeri

Postimi i Anila Denajt:

Agroturizmi gjatë viteve të fundit ka sjellë një zhvillim shumë të madh për mjaft zona të largëta dhe të pashfrytëzuara më parë. Kjo edhe në sajë të investimeve të bëra në përmirësimin e infrastrukturës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë vizitës së saj në Lurë, ndaloi në familjen Tollja, e cila ka rindërtuar kullën e familjes, duke e kthyer në një destinacion turistik në Lurë.

Ministrja vlerësoi iniciativën e kësaj familje, që kanë kthyer këtë kullë në një bujtinë për të pritur turistët vendas e të huaj, duke e transformuar vendndodhjen e largët nga tregu bujqësor, në një vendmbërritje të tregut turistik.

Denaj theksoi se mbështetja e sipërmarrjes në këtë drejtim do të vazhdojë të rritet, dhe vlerat e traditës do të kthehen kësisoj gjithënjë e më shumë në vlera monetare për familjet që i përkushtohen agroturizmit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb