Analisti Skënder Minxhozi në një lidhje live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 e ka mbështetur paketën ligjore të ndryshimeve në Kodin Penal pasi sipas tij bota sot po diskuton ekzistencën njerëzore.

Minxhozi thotë se është dakort që mos shkelen të drejtat e njeriut por kur ky virus COVID-19 është 10-fish më vrasës se gripi atëhere bëhet fjalë për ekzistencë njerëzore dhe është e justifikura të shkelen disa të drejta.

Po ashtu analisti shtjellon se shoqëria shqiptare nuk e ka qejf ligjin dhe bindjen e arsyetuar prandaj ligji sipas tij duhet të jetë aq i rëndë sa për t’u zbatuar dhe si shembull merr Shkodrën e cila prej mungesës së masave shënoi 13 raste nga 21 që kishte Shqipëria 24 orët e fundit.

 

”Dilema mes të drejtave dhe të drejtës për të mbetur gjallë. Përcaktimi duket pak i skajshëm por kemi parë që COVID-19 është sëmundje që mund të vrasë, është 10- herë më vrasëse se një grip dhe për këtë janë bindur edhe skeptikë si Johnson apo Trump.

Do të thoja që është pozitive që të ketë një alert sa herë që të drejtat e njeriut të vihen në rrezik me apo pa arsye. Si të tillë e shoh dhe shqetësimin e shoqatave ndaj paketës ligjore, dhe në parim jam me to. Por të drejtat ndodhen në një zbaticë botërore dhe jo për një arsye të neglizhueshme dhe ka të bëjë me ekzistencën njerëzore duke parë çfarë po ndodh nga Japonia në Haiti. Reflektimi i qeverive për të marrë masa duke shkelur edhe një set të drejtash është një gjë që kur bëhet për ekzistencë është e jusitifkuar. Të kishim një listë rregullash të pasqyruara në ligj se sa të kemi komunikime në FB të Ramës, konferenca të Bashës etj. Do kisha një kritiçizëm se duhet të ketë sanksione duhet të jenë të ashpra, po shohim ç’po ndodh në Shkodër.

Njerëzit kur shohin një diell, një pranverë. Problemi është tek privacionet se sa tek përmasat. Kemi vënë re si shoqëri e kemi pak qejf zbatimin e ligjit dhe rregullit. Bindjen ndaj asaj që është e arsyeshme. Zgjatja e orarit të liri daljes, e ndrojtur por do të vijë dita pasi epidemia deri tani nuk ka ecur keq dhe krisa do të vijë. Problemi është se si ti do e kujtosh për një paketë ligjore të KçK-së, edhe këtë e shoh si tendencë për të sjellë masa represive më të mëdha se ç’duhet.

Ligji duhet të jetë aq i rëndë sa i zbatueshëm. Kur ligji shkon përtej, dhe jam dakort me shoqatat atëhere kam frikë se asnjë Gjykatë nuk dënon dikë me 15 vite burg se del nga shtëpia. Por SHBA ka raste flagrante kur një qytetar kollitet para policit, roli i Gjykatës është ta kthejë në penallti dhe dënim për ta çuar në burg. Apo ai që kollitet në autobus dhe ai vdiq, u kthye në viktimë. Duhet të vërtetohet që me kollën e tij vrau një të pafajshëm, si duhet sjellë ndaj tij. Reflektimi duhet të jetë unikal. Të flasësh nuk duhet të shkelen të drejtat është e drejtë, por nga ana tjetër të shohësh kjo mbyllje globale a nuk është shkelje e të drejtave, pse nuk flet njeri.”- tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb