Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Trupi Gjykues i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për veprat penale të përcaktuara në aktgjykim, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Koha e kaluar në paraburgim do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit, sipas vendimit të gjykatës.

Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgim. Vendimi u transmetua drejtpërdrejt edhe në Prishtinë, ku qindra qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” para ekranit gjigant të vendosur për transmetimin e seancës nga Haga. Pas kumtimit të dënimeve, në shesh janë parë qytetarë të përlotur dhe të pikëlluar, ndërsa atmosfera është rënduar dukshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: