Kuvendi ka mbajtur një qëndrim në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës që dënoi dje 4 ish-krerët e UÇK-së, ndërsa u paralajmërua në deklaratë e përbashkët drejt BE-së për këtë çështje.
Ishte kryeparlamentari Niko Peleshi që nisi seancën plenare, ndërsa pohoi se bëhej fjalë për një deklaratë të përbashkët, që përfshinte të gjitha partitë politike.
“Vendimi i marrë ditën e djeshme nga Dhomat Speciale në Hagë, është një moment i dhimbshëm për Kosovën dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët për qendrimin e Kuvendit”, është shprehur kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
