Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me arrestimin e Deniz Klironomi (Guçi) në Ekuador dhe rolin e shqiptarëve në trafikun e kokainës në Amerikën Latine.

Klironomi akuzohet për disa vepra penale në Shqipëri dhe njëkohësisht në Kolumbi si i lidhur me grupin kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai ishte pjesë e listët së më të kërkuarve nga Interpoli.

Gazetari Juli Kasapi, ka deklaruar se nuk mendon se Klironomi është drejtues i karteleve të drogës, por se është i dërguar dhe emisar.

Ai ka zbuluar edhe skemën e anë të të cilës kryhet transporti i lëndëve narkotike nga Kolumbia, ku ka zbuluar edhe rolin e shqiptarëve në zinxhirin transportues.

“E njoh vetëm në rastin e zhdukjes së këngëtarit Renato Hamza. Më bëri përshtypje në mediat kolumbiane është përfshirja në një grup të Kolumbisë veriore, ajo që kam mësuar gjatë qendrimit atje, është se në atë zonë ka operuar një kartel, nuk ekziston më por mund të ketë mbetje të grupeve. Nuk janë personazhe të rangjeve të larta. Janë të dërguar emisarë nga grupet kriminale për tu kujdesur për ngarkesat e kokainës. Nga Kolumbia është shumë e vështirë të nisen ngarkesa dhe mund të jetë një emisar që arrin të sigurojë kokainën, e dërgon në Ekuador sepse kufijtë janë të hapur, dhe përmes kontakteve të tjera kryesisht shqiptarë kokaina niset drejt SHBA dhe Europës.

Kanë pikat e tyre të kontaktit.

Skema është e tillë: grupet kriminale kanë emisarët në këto pika. Në Peru e Kolumbi ka shumë shqiptarë. Sigurojnë lëndën narkotike që më pas shkon në Ekuador. Shqiptarët njihen si persona me shumë para, blejnë drogën e dërgojnë në Ekuador dhe aty ka emisarë të tjerë për aksesim në port apo me mënyra të tjera. Dmth puna e personazheve të tillë është vetëm dërgimi në Ekuador i lëndës narkotike. E vetmja mënyrë është një qytet port ku blihen autoritetet portuale dhe biznese fasadë si psh bananet. Ngrihen biznese dhe nën ombrellën e tyre e fusin në origjinë, psh në plantacionet e bananeve. Blihen edhe kapitenët e anijeve dhe ekuipazhi dhe ngarkimi bëhet në det të hapur me varka”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb