Pavarësisht se vitet kanë kaluar, futbolli në Itali vazhdon të vuajë ende disa probleme. Një prej tyre është trukimi i ndeshjeve, teksa të reja të rëndësishme vijnë nga mediat italiane.

Mafia Camorra dhe mashtrimi sportiv kanë qenë disa nga çështjet e fundit që kanë zgjuar përsëri gjykatat në Itali. Mësohet se gjykata e Napolit ka dënuar me pesë vjet burg Armando Izzon, futbollist ky që aktivizohet në radhën e Monzës.

Ndeshja për të cilën është dënuar Izzo është Modena-Avellino, e luajtur më 17 maj 2014.

Jo vetëm ky lojtar e ka pësuar, por ka patur dënim edhe për 2 persona të tjerë. Kushëriri i Izzo-s, Umberto Accurso dhe Salvatore Russo, që besohet se ishin të lidhur me të njëjtin klan, u dënuan gjithashtu, të dy me një vit e gjysmë.

Kjo nuk është hera e parë që lojtari i njohur ndëshkohet për këtë arsye. Para më shumë se 6 vitesh, Izzo u  dënua me 18 muaj pezullim, por Federata e Apelit e shkurtoi në gjashtë muaj. Asokohe 25-vjeçar, ai u ndalua për akuzat në lidhje me fiksimin e ndeshjeve në kohën sa ishte pjesë e Avellinos në Serie B, duke dështuar të raportojë aktivitetin e paligjshëm gjatë ndeshjeve me Modenën dhe Regginën në vitin 2014.

Sa i përket jetës futbollistike, mbrojtësi italian 31-vjeçar  ka luajtur për disa sezone te Genoa, por edhe në Torino. Nuk ka munguar një postim nga klubi ku futbollisti luan akutalisht, Monza.

“AC Monza ka mësuar se lojtari i saj Armando Izzo është dënuar në shkallë të parë për krime në lidhje me Camorra-n dhe mashtrim sportiv. AC Monza shpreh afërsi dhe mbështetje totale ndaj Armandos, e bindur për lidhjen e tij me mjedisin kriminal. Avokatët e futbollistit janë të zhgënjyer nga dënimi dhe presin të lexojnë arsyet; pas së cilës do të paraqesin ankesë” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: