TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit pohon se banda e Ballës është arrestuar me drogë në Maqedoni.


Sipas qytetarit dixhital, ngjarja në fjalë ka ndodhur një javë më parë, ndërsa pohon se në prangat e policisë maqedonase kanë rënë 4 shtetas nga Librazhdi. Në këtë linjë qytetari shkruan se ata janë miq të ngushtë të deputetit të PS-së, Taulant Balla.

DENONCIMI TEK BERISHA
Arrestohet per trafik droge banda e Balles ne Maqedoni!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ju pershendes!
Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni.
Jane miq te ngushte te Taulant Balles.
Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit.”
(ed.me/BalkanWeb)