Një rast abuzimi zbolohet në Bashkinë e Durrësit. Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi shpërdorohen paratë publike nga persona me funksione zyrtare, siç është drejtoresha e kabinetit në Bashkinë Durrës, znj Almira Llaçi.

Denoncimi i mbërritur pranë redaksisë së Fiks Fare ishte se ndërmarrja e rrugëve pranë Bashkisë Durrës, me mjetet dhe punonjësit e kësaj të fundit ka shtruar oborrin e një objekti privat. Objekt i cili i përket bashkëshortit të shefes së kabinetit, z. Edvin Sela.

Drejtoresha e kabinetit në Bashkinë e Durrësit shtroi oborrin e

Gjithashtu denoncimi është shoqëruar edhe me video ku duken makineritë e ndërmarrjes së rrugëve si dhe punonjësit e saj duke punuar pranë këtij objekti privat, i cili është blerë para 9 muajve nga bashkëshorti i shefes së kabinetit. Objekti ndodhet në Shkozet Durrës, kati i dytë është i vendosur një biznes dhe kati i parë dhënë me qira.

Fiksi pas këtij denoncimi u paraqit pranë objektit në fjalë duke takuar pronarin Z. Sela. Pyetjes së gazetarëve se a është e vërtet që objekti i tij ishte shtruar nga ndërmarrja e rrugëve të Bashkisë Durrës, duke përfituar nga bashkëshortja që është shefe e kabinetit, z. Sela kërkoi që të mos përmendeshin emra të tjerë.

Drejtoresha e kabinetit në Bashkinë e Durrësit shtroi oborrin e

Ai u tha gazetarëve se ka konflikt me denoncuesin pasi është zaptues, ndërsa për sa i përket mjeteve që shtruan oborrin e objektit të tij privat nuk u shpreh pasi çështja është nën hetim. “E ka prokuroria dhe unë normalisht dua që të jem në rregull edhe me shtetin, duhet prokuroria të shprehet” u thotë ai gazetarëve. Ndërkohë që pohon se e shoqja është shefe e kabinetit në Bashkinë Durrës , por mohon të ketë lidhje me këtë gjë.

Fiksi iu drejtua edhe ndërmarrjes së rrugëve, por që drejtorin nuk e gjen aty. Përgjegjësi nuk di të jap informacion pasi nuk përgjigjet për makineritë, pasi për ato përgjigjej vetëm drejtori. Ai u kërkon një numër kontakti gazetarëve që t’i njoftojë sapo drejtori të jetë në ndërrmarrje.

Drejtoresha e kabinetit në Bashkinë e Durrësit shtroi oborrin e

Por vetëm pak minuta pasi gazetarët e Fiks Fare ishin larguar nga ambjentet e ndërrmarrjes, lajmërohen me një mesazh se drejtuesi i institucionit nuk mund t’i presë. Për të marrë një përgjigje ata duhet t’i drejtoheshin Bashkisë Durrës. Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Durrës për rastin në fjalë, por deri më sot ende nuk kanë marrë një përgjigje./ tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb