Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për Çim Peka Live hodhi akuza tepër të forta për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Ahmetaj theksoi se firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij. Ish-zv ministri nënvizoi se madje Rama e bëri këtë edhe me procedurë të përshpejtuar.
Arben Ahmetaj theksoi se Lefter Koka është akuzuar për Eco Parkun, edhe pse kishte dy vite që kishte ikur si ministër.

Arben Ahmetaj: Te Eco Parku, ka marrë para fëmija i kreut të organizatës. Imagjinoni të merrte Livia ime, ose Kejsi im 1 para nga inceneratorët. E ka firmosur kreu i organizatës që paratë të shkonin te fëmija i tij.
E ka urdhëruar që të bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar. Kanë akuzuar Ter Kokën e dhe dhe për Eco Parkun, kur kishte 2 vjet që kishte ikur si ministër.
