Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, denoncon në ‘Facebook’ se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat është një vatër e re e koronavirusit.

Sipas ish-deputetes, drejtoria refuzon ta mbyllë këtë institucion, edhe pse janë konfirmuar 4 raste pozitive.

Denoncimi i Vokshit:

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat, vatër e COVID19 – Drejtori refuzon ta mbyllë!

Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në Njësinë Vendore tê kujdesit Shëndetësot në Berat janë identifikuar 4 raste pozitiv me Covid19.

Urdhëri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektoriati Sanitar është dhënë që ditën e hënë. Por Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, refuzon ta mbyllë sepse ka frikë se evidentohet dështimi në marrjen e masave parandaluese nga ana e tij dhe e qeverisë. Për Drejtorin rilindas të Edi Ramës, jetët 73 personave staf i Njësisë nuk kanë asnjë rëndesi.

Njësia tashmë është shndërruar në vatër e rrezikshme aktive infeksioni. Ministria e Shëndetësisë, Institucionet përkatëse të marrin masa për mbylljen e saj për aq kohë sa është e nevojshme.

Papërgjegjshmëria e Drejtorit është e dënueshme. Cdokush që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve duhet të shkojë në burg. Përhapja e sëmundjeve infektive me paramendim apo jo, dënohet me burg sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Penal.

Organi i akuzës të veprojë!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb