Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, ka bërë thirrje për hetim mbi depërtimin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia.

Duke iu referuar një raporti të publikuar nga “Neë York Times” për emigrantët, Johansson tha se kishte diskutuar mbi menaxhimin e kufirit me zyrtarë kompetentë të qeverisë greke dhe se u ka bërë të qartë se nuk duhet të ketë depërtime të paligjshme.

Në një postim në Twitter, komisionerja ka shkruar se zyra e saj i ka dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve greke, duke kërkuar që incidenti i raportuar nga gazeta amerikane të hetohej në mënyrë të pavarur.

“Komisioni i BE-së është i gatshëm të ndërmarrë hapa zyrtarë, sipas rastit”, ka shkruar ajo.

Pak ditë më parë, “New York Times” ka publikuar pamje që tregonin rojet bregdetare greke duke grumbulluar azilkërkues , përfshirë fëmijë, duke i braktisur në një gomone në mes të detit gjatë muajit prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: